Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mund të jetë fundi i fillimit të shkërmoqjes"/ Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga PS

“Mund të jetë fundi i fillimit të shkërmoqjes"/

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri tha nga Elbasani ky akt duhet të ishte ndërmarrë kohë më parë nga Basha.

Ai u shpreh se PS nuk po ndjek zhvillimet në selinë blu, ndërsa shtoi se Partia Demokratike ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje.

Gjiknuri tha për gazetarët se shpreson që opozita të riformatohet për të mirën e bashkunimit, ndërsa theksoi se ata kanë probleme me veten e tyre.

“Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Por ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD por njëkohësisht unë edhe më parë kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse.

Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar edhe për të mirën e Shqipërisë, por ata kanë probleme me veten e tyre. Mazhoranca është këtu për të përballuar të gjitha këto vështirësi që janë shkaktuar nga ngjarjet ndërkombëtare”, tha Gjiknuri.

 

Të fundit