Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rusi fitoi medaljen olimpike për Shqipërinë, Rama: Talentet e lindura gjetkë na zgjedhin për t’u ngjitur në majat e botës

Rusi fitoi medaljen olimpike për Shqipërinë, Rama: Talentet e

Shqipëria ka fituar medaljen e parë Olimpike, kjo falë fitores së mundësit Chermen Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin.

Kryeministri Edi Rama ka uruar kampionin olimpik të Shqipërisë Valiev dhe thekson se në Shqipëri jo vetëm që nuk largohen talentet, por vijnë edhe sportistë që kapin majat e botës.

‘Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. Faleminderit kampion!’- shkruan Rama.

Të fundit