Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mungesa e avionëve zjarrfikëse s'është problem për qeverinë, Rama: Nuk janë magjistarë

Mungesa e avionëve zjarrfikëse s'është problem për

Vendi përjetoi një situatë të rëndë me zjarret të cilat mbërthyen qarqe të ndryshme. Ndër më kritiket ishte situata në Gramsh që shënoi një viktimë dhe la pa shtëpi dhjetëra banorë.

Megjithatë, kryeministri Rama nuk i sheh dhe aq qme rëndësi avinët që shuajnë zjarret, kur shprehet se ata nuk janë magjistarë.

Pra, sipas kryeministrit, zjarret do të shuhen me sakrificën e njerëzve dhe me “magjinë” e 2 avionëve të rinj – një strategji që duket se kërkon shumë besim në fatin e shqiptarëve.

“Kur dëgjojmë pse Shqipëria nuk ka avion zjarrfikës, ju them se ato nuk janë magjistarë. Ato na kanë ndihmuar, por nuk janë të plotfuqishëm. 22 avionë nuk e ndaluan dot zjarrin në Izmir që evakuoi dhejtëra mijëra njerëz. Ashtu sic nuk u shmang shkrumbimi i nje vendbanimi të madh sa Tiranë në Los Angelos. Flota e avionëve tanë do të nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës. Por sot jemi për sakrificën në tokë”, deklaroi Rama.

Të fundit