Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mungon ngrohja? Kushi e mohon: Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat

Mungon ngrohja? Kushi e mohon: Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat

Shkollat në vend do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e enjte. Ministrja Evis Kushi ka mohuar se ky vendim është marrë për shkak të mungesës së ngrohjes në shkolla.

Në një prononcim për gazetarët, ajo tha se shkollat y mbyllën pasi ngrinë depozitat dhe se ishte problem rruga që bënin fëmijët.

“Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen në vend”, tha Kushi.

Sa i përket Covid-19 në shkolla, ministrja bëri me dije se janë 1100 mësues dhe 1600 nxënës të infektuar.

 

 

Të fundit