Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta 200 lekë/ litër, ministrja Ibrahimaj: Nuk ndërhyjmë dot në çmim, tregu është i lirë

Nafta 200 lekë/ litër, ministrja Ibrahimaj: Nuk ndërhyjmë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët lidhur me rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës në vendin tonë.

Ajo tha se kjo rritje ndikohet nga bursat ndërkombëtare dhe qeveria mund të ndërhyjë vetëm me politika mbrojtëse për konsumatorin, por jo në çmimin e naftës, pasi “ne operojmë në një ekonomi të lirë tregu”.

“Rritja e çmimit të naftës ka qenë subjekt rritjeje në të gjitha vendet e rajonit dhe Europës. Çmimi i naftës ndikohet nga bursat ndërkombëtare, ne po monitorojmë në mënyrë që të shohim se ku mund të ndërhyjmë.

Por, dua të them se jemi në një ekonomi të lirë tregu dhe nuk mund të ndërhyjmë në çmime. Por, sipas ekspertëve, pritet që çmimet të ulen në 6-mujorin e dytë dhe nuk do të ketë nevojë për të ndërhyrë në politika”, tha ministrja.

Të fundit