Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta arriti 217 l/litri, Rama mohon abuzimet: Ka pasur një kërcim çmimi

Nafta arriti 217 l/litri, Rama mohon abuzimet: Ka pasur një kërcim

Goditja që po i bëhet qytetarëve me rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës, ka kaluar pa masa konkrete nga qeveria, e cila 2 javë pasi nafta arriti në 217 l/litri.

Megjithatë, në podcastin e tij, Rama mohoi që të ketë pasur abuzime me çmimin e naftës. Ai tha se aktivizimi i Bordit të Transparencës do të pengojë përfituesit.

“Nuk janë vënë re abuzime, monitorimi vazhdon, dhe duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e bordit të transparencës, i cili do të sigurohet se nuk do të ketë përfitues apo profiterë, siç i thonë në anën tjetër të bjeshkëve, që do të duan të shfrytëzojnë krizën për të futur më shumë para në xhep.

Në të njëjtën kohë është marrë edhe një vendim tjetër për të ndërhyrë me një masë të përkohshme, gjë që po e bëjnë edhe vende tjera në akcizën e naftës, duke i bërë asaj një ulje me rreth 20%, në mënyrë që të lehtësohet, si të thuash, disi barra mbi përdoruesit e automjeteve”, dekaroi Rama.

Të fundit