Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta fluturon mbi 200 lekë/litër, Rama i kënaqur: Rritje e moderuar dhe qasje pozitive

Nafta fluturon mbi 200 lekë/litër, Rama i kënaqur: Rritje e

Pikat e karburanteve rritën ndjeshëm çmimin e naftës që deri tani rezulton të jetë mbi 200 lekë/litër.

Përpos reflektimit të hershëm që tregu shqiptar bëri në çmimin e naftës pas luftës Iran-Izrael, kryeministri Rama e sheh me optimizëm situatën nga lentja e qeverisë.

Rama, në një takim me furnizuesit, e ka konsideruar një qasje pozitive dhe rritje të moderuar, pasi sipas tij çmimi është rritur edhe në bursë.

“Kam marrë informacion nga ministrat, dëshiroj të shpreh konsideratën pozitive për qasjen tuaj. Ka qenë një qasje e përgjegjshme pasi në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e cmimit në Shqipëri cmimi është rritur por në mënyrë shumë të moderuar.

Sfida është e hapur nuk di të thotë kush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe cmimin e naftës, as si do shkojë cmimi në bursë nëse do ketë rritje të mëtejshme. Është e sigurtë që ne duhet të bëjmë atë mund të bëjmë dhe që na takon. Duke nisur nga rezerva. Konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme që fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë në kontrata është e garantuar për rreth 100 ditë dhe kjo është pozitive. Mbetet për t’u monitoruar e gjithë situata”, deklaroi Rama.

Të fundit