Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta shkon 224 lekë, Rama: Ulja e akcizës vjen pasi të jetë rritur çmimi

Nafta shkon 224 lekë, Rama: Ulja e akcizës vjen pasi të jetë

Bordi i Transparencës caktoi çmimin e ri të naftës dy ditë më parë, duke e çuar në 224 lekë/litri. I rikthyer për të stabilizuar çmimin, Bordi më shumë po i rëndon xhepat e qytetarëve, se sa po i lehtëson nga shpenzimet.

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Rama foli për uljen e akcizës me 20% për të cilën tha se do të aplikohet sapo çmimi të kalojë kufirin e 220 lekëve, ndërsa për benzinën kur kalon 200 lekë/litri.

“Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve. Pra, ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Transparencës, që është vënë në lëvizje, do të mbetet garant i çdo zhvillimi në tregjet globale për të reflektuar në mënyrë të drejtë dhe të verifikueshme atë çka duhet të ndodhë në tregun vendas”, tha Rama.

Të fundit