Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Ndahen' te Ballkani i Hapur, Rama shtrëngon duart me Kurtin: Kemi sinergji të plotë, qeshim jo pak

'Ndahen' te Ballkani i Hapur, Rama shtrëngon duart me Kurtin:

Ka nisur mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë. Kjo mbledhje vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë, për shkak të qasjes ndaj Ballkanit të Hapur.

Megjithatë, Rama dhe Kurti kanë shtrënguar duart në ceremoninë para nisje së mbledhjes.

Madje, në nisje të fjalës që mbajti, Rama tha se me Kurtin ka një sinergji të plotë kur takohen.

“Kënaqësi e veçantë se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak, kjo është  e rëndësishme”, tha Rama.

Në mbledhjen e sotme pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. 

Mbledhja e fundit e tillë u mbajt në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty u nënshkruan 13 marrëveshje.

 

 

Të fundit