Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Janë plumbat më të tmerrshëm

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Janë plumbat më të

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i cilësoi qeset plastike një përdorimshe si "një nga plumbat e tmerrshëm" si ndotës të tokës dhe të ujërave.

Duke folur në emisionin "Pa Protokoll" në Report tv, Kumbaro u shpreh se ligji që ka hyrë në fuqi që në 1 qershor të këtij viti ishte i domosdoshëm duke qenë se shkaktojnë dëm të madh.

"Qeset janë një ndër plumbat më të tmerrshëm që trajtohen në të gjithë botën si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës, sidomos të ujërave. Qeset një përdorimshe, sipas llogaritjeve nga Ministria dhe partnerët tanë, çdo shqiptar përdorte rreth 3 qese në ditë, pra i mbante 12 minuta dhe i hidhte.

Llogarisni numrin me miliarda në vit që hidhen në territor. Ato përhapen shumë lehtë dhe përfundojnë në ujë dhe nuk dekompozohen as në qindra vjet, por transformohet në produkt helmues për gjallesat dhe na sillen më vonë në pjatë. Nëse vijon kështu planeti ynë, në oqeane dhe dete do ketë më shumë qese se peshq", tha Kumbaro.

 

Të fundit