Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndan pamje nga Samiti i NATO-s, çfarë paralajmëron Rama krah presidentit bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Ndan pamje nga Samiti i NATO-s, çfarë paralajmëron Rama krah

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Samiti i NATO-s, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Në fokus të tij është siguria dhe lufta në Ukrainë. Ram shihet teksa bisedon me liderë të ndryshëm, si dhe në veçanti me presidentin bullgar Rumen Radev.

Ndan pamje nga Samiti i NATO-s, çfarë paralajmëron Rama krah

Krahas videos, Rama shkruan “Mbase sot lajmi i mirë…”, por mbetet për t’u parë se çfarë po paralajmëron kryeministri shqiptar.

Kujtojmë se disa ditë më parë Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por ky vendim nuk u mirëprit nga kjo e fundit, për shkak të ndryshimeve në tekstet e marrëveshjeve.

Të fundit