Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Rama tregon ç’do të ndodhë me muxhahedinët

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për ‘Der Spiegel’ ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe sulmin kibernetik të organizuar nga hakerat e Teheranit.

Rama tha se qëllimi i sulmit ishte shkatërrimi i të gjitha shërbimeve digjitale të qeverisë.

“Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale të qeverisë që ne kemi ndërtuar me shumë mund përgjatë shumë viteve. Falë specialistëve tanë të IT-së, ekspertëve nga Microsoft dhe qeveria amerikane, ne arritëm të zvogëlojmë dëmin”, tha Rama.

Kampi i muxhahedinëve (MEK) është një nga arsyet se pse Irani ndërmori një sulm të tillë kibernetik ndaj Shqipërisë, I pyetur nga gazetarët gjermanë, nëse do të merrte një vendim për largimin e muxhahedinëve nga vendi apo jo, Rama e mohoi duke thënë se Shqipëria do ta ndihmojë SHBA-në.

“Jo, Shqipëria ka një traditë për t’u krenuar për të strehuar njerëzit në rrezik. Dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-në nuk mund të nënkuptojë thjesht se Uashingtoni ka gjithmonë mbështetjen tonë. Ndonjëherë duhet ta ndihmojmë edhe SHBA-në. Shqiptarët u detyrohen shumë amerikanëve”, u shpreh Rama.

Të fundit