Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërtimet pa leje, paralajmëron Çuçi: Aksion nga Velipoja në Ksamil, si ndëshkohen shkelësit me kodin e ri

Ndërtimet pa leje, paralajmëron Çuçi: Aksion nga

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se nga java e ardhshme pritet të nisë një aksion në të gjithë vijën bregdetare për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Në një postim në facebook, ministri shkruan se aksioni do të shtrihet nga Velipoja deri në Ksamil dhe se do të merren masa ndëshkuese sipas ndryshimeve të Kodit Penal, duke nisur nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë.

Javën e ardhshme do të nisim fillimisht me shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Më tej është radha e atyre që kanë ndërhyrë në zonat e mbrojtura dhe akset kombëtare.

Policia e Shtetit dhe IKMT kanë bërë evidentimin e ndërtimeve dhe çdo strukture tjetër të ngritur pa leje në të gjithë territorin e vendit.

Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe pas ndryshimit të Kodit Penal, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë teksa ndërtohej pa leje”, shkruan ministri.

Të fundit