Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndëshkim se mungoi në seancën për Ballukun, Spiropali i kthehet Ballës: Taulant, thirre grupin pa vonesa

Ndëshkim se mungoi në seancën për Ballukun, Spiropali i

Mbrojtja që Rama dhe PS po i bëjnë imunitetit të Belinda Ballukut, po kthehet në një luftë të brendshme përçarëse mes socialistëve.

Kreu i i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi sot se mund të mbledhë grupin për të sanksionuar Elisa Spiropalin, për mungesën e saj në seancën e 12 marsit ku u votua imuniteti i Ballukt.

Deklarata e Ballës nuk ka kaluar pa një kundërpërgjigje nga Spiropali, e cila ka reaguar publikisht me një postim në Facebook. Ish-ministrja e Jashtme i kërkon Ballës të thërrasë mbledhjen e grupit pa vonesë, duke u kujdesur që diskutimi të jetë i hapur.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali.

Të fundit