Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve, Xhaçka: Mirënjohës Çekisë dhe Holandës, vetëm të bashkuar fitojmë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve, Xhaçka: Mirënjohës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar Bashkimin Evropian për ndihmën që po i jep Shqipërisë në kuadër të luftës me zjarret që kanë pushtuar vendin.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka ka shprehur mirënjohje për ekuipazhet ceke dhe holandeze që do t’i vijnë në ndihmë vendit tonë në operacionin për neutralizimin e zjarreve në pyje.

“Falenderojmë miqtë tanë evropianë që na ndihmuan në orët tona të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve ceke dhe holandeze të cilët do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret në pyje që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë”, shkruan Xhaccka.

Të fundit