Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ndiq paratë”, Ahmetaj nga arratia: Goditja ndaj meje nisi herët, pse u përfol se dorëzova dosje te Ilir Meta

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaron se nëse SPAK do të hetojë siç duhet aferën e inceneratorëve, shqiptarët do të llahtarisen.
Duke folur nga arratia në Syri tv, Ahmetaj tha se goditja nga kryeministri Edi Rama ka nisur herët ndaj tij.
Ai tha se aludimet që ka dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane janë furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut.
Pjese nga biseda:
Çim Peka: Pse i shmangin procedurat sipas jush?
Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’.
Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.
Çim Peka: Sa lart?
Arben Ahmetaj: Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.
Çim Peka: Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit ...
Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.
Çim Peka: Perceptimi është se refuzimi juaj për inceneratorin e Tiranës ka të bëjë me faktin se aty u fut në lojë edhe nëpërmjet kryetarit Veliaj, Ben Blushi, në atë kohë drejtues i Top Channel dhe Arben Ahmetaj u la jashtë. Dhe perceptimi i këtyre dy qendrave të Tiranës, nëpër ambasada që thoni ju, por edhe nëpër media, është që Arben Ahmetaj kur u përjashtua nga Tirana sepse aty u fut Ben Blushi dhe Top Channel, Edi Rama dhe Erion Veliaj vetë, dosjen e inceneratorëve e dorëzoi te Ilir Meta.
Kjo është arsyeja se dy qendrat e Tiranës, që unë e di për kë e keni fjalën dhe ju do i thoni vetë, shpërndajnë jo vetëm nëpër ambasada, por edhe media. Ju kishit interes edhe për shkak të miqësise te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Ben Blushin, Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.
Arben Ahmetaj: Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur.
Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.
Çim Peka: Po pse ti vendosjes tapë me ju që nuk ishit pjesë e procedurave të inceneratorëve, kur mund të ja vendosje tapë me Veliajn, Ballukun apo dikë tjetër, apo Damian Gjiknurin që kanë qenë pjesë e procedurave.
Arben Ahmetaj: Kjo është pyetje edhe për ju. Cila është arsyeja.
Çim Peka: Nuk e njoh unë Edi Ramën.
Arben Ahmetaj: Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën.
Çim Peka: Sepse procedurat e përfshijnë dhe atë dhe ai nuk kishte interes të hetoheshin procedura.
Arben Ahmetaj: Procedurat i përfshijnë të gjithë. Çfarë dua të them. A ka vendime për bonuset? Ka vendime për bonuset. Unë nga personat që ti përmende jam i vetmi që nuk kam firmosur për procedure. Nuk kam bërë as prokurim, nuk kam qenë as autoritet kontraktor. Të gjithë në një moment apo në një tjetër ...
Çim Peka: Ju po thoni se duke qenë se duhej bërë patjetër një kokë turku për inceneratorët, sepse zhurma, hetimi, abuzimi ishte i madh, Rama bëri sikur e besonte alibinë e Veliajt dhe Ballkukut, por nuk e besonte se është shumë më i zgjuar se kaq, por i duhej një kokë turku dhe ky kokë turku duhej të ishte dikush që është jashtë procedurës, që nuk ka lidhje me të, sepse po të jetë në procedurë shkon tek të gjithë?
Arben Ahmetaj: Po të ishte në një pjesë të procedurës, po të zbërthehet një nga nyjet e procedurës, praktikisht nuk ka më pazëll për inceneratorin e Tiranës, nuk ka më pazëll.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38