All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Ç’ndodh nëse dështon takimi me Kurtin? Rama i prerë: Jeta vazhdon!

All - Paragraf - 1

Ç’ndodh nëse dështon takimi me Kurtin? Rama i prerë:

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish se nëse takimi i nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të dështojë, sa i takon gjetjes së një dakordësie për situatën në Veri, do të ketë probleme jo vetëm për atë, por edhe për Kosovën.

All - Paragraf - 3

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se nëse nuk do të dëgjojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, Kurti nuk do të ketë mundësi të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për Kosovën.

“Çfarë ndodh? Asgjë. Jeta vazhdon për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, sepse në vend që të jetë në të gjithë instancat e mundshme për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson, nuk do ta ketë dot të mundur dhe kjo do të jetë e tmerrshme.

Ne do të vazhdojmë me vëllazërinë, nuk e kemi politike, e kemi nga gjuha e njëjtë, historia e njëjtë dhe e ardhmja e njëjtë, kështu që do të vazhdojmë. Por ne nuk bëhemi palë në një absurd, nuk kemi se si.

Do të ishte një tradhti e madhe që do t’i bënim Kosovës, përveçse një çmenduri për Shqipërinë. Ne kemi detyrën t’ia themi po aq copë, si ka dëshirë Albini gjërat kur i thotë”, theksoi ai.

Të fundit