Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndreca del nga SPAK: Nuk është gjetur asnjë shkelje në lidhje me garën

Ndreca del nga SPAK: Nuk është gjetur asnjë shkelje në

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka folur për hetimet ndaj tij pas daljes nga SPAK.

Ndreca tha për mediat se as Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kanë raportuar për shkelje në procedurën e prokurimit.

“Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë.

Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shtetit”, tha Ndreca.

Të fundit