Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshe nga Lleshaj, Çuçi: Nuk do të doja që polici të ketë ‘fytyrën’ e politikanit, as timen

Ndryshe nga Lleshaj, Çuçi: Nuk do të doja që polici

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi ndryshe nga paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj i dorëhequr pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ngjarje që u shoqërua edhe me një valë protestash, thotë se nuk do dëshironte që polici të ketë ‘fytyrën’ e politikanit, madje as tijen.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ministri thotë se policia duhet të ecë në këtë trajektore që është tani, duke mos devijuar rrugën.   

“Meraku është që performanca nuk varet nga vullneti dëshira përkushtimi që ka një ministër i brendshëm në punë por varet më së shumti nga rrethanat dhe politika, në fund të fundit kur të mbaroj mandatin notën nuk do e marr për angazhimin por do ta marr nga rrethanat që nuk varen nga unë. Mendoj që duhet të vazhdojmë të ecim në këtë trajektore, nuk do të doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen”, tha ai.

Të fundit