Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshe nga Rama, Manastirliu tregon se në cilat raste do të përjashtohet maska

Ndryshe nga Rama, Manastirliu tregon se në cilat raste do të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për "Opinion" se të mërkurën do të zbardhet akti normativ i qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave.

Një nga rastet përjashtimore, përveçse kur e imponojnë problemet shëndetësore, është në makinë. Sipas Manastirlit nëse në makinë janë vetëm familjarët, nuk do të vendoset maskë.

"Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Është një masë parandaluese që të bëhet e mundur funksionimi i masës. Një nga rastet përjashtimore është mos përdorimi në makinë. Nesër do të ketë një prezantim të udhëzuesit. Një pikë e tij është sesi do të funksionojë përdorimi i masave në ditë me shi", tha Manastirliu, ndryshe nga kryeministri i cili të shtunën kur komunikoi këtë masë të re që pritet të hyujë në fuqi nga e enjtja, tha se “Të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafe ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cenojnë në autobusë, në makinë, në trotuar, në sheshe, në park, në rrugë e patolerueshme mosmbajtja e maskës. Nëse në biznese gjoba vendoset në rrugë tradicionale, për individët do të vendoset tek fatura e dritave" .

Ndërkohë, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në “Real Story’ se përjashtohen nga detyrimi fëmijët nën moshën 11 vjeç, personat me aftësi të, si dhe personat që kanë probleme pulmonare.

Të fundit