Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, emërime dhe shkarkime në arsim, ekonomi e prefektura

Ndryshime në qeveri, emërime dhe shkarkime në arsim, ekonomi e

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore dhe lokale, që prekin poste të rëndësishme në arsim, ekonomi dhe në nivelin e prefekturave.

Sipas vendimeve të qeverisë:

- Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

- Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

- Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

- Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

- Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

- Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

- Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Të fundit