Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sërish ndryshime në qeveri, Rama emërohen tre zv.ministra

Sërish ndryshime në qeveri, Rama emërohen tre zv.ministra

Publikohen vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në mbledhje është firmosur emërimi i tre zv.ministrave. Konkretisht, Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa  Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Gazetari i i ekonomisë Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kurse Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Po ashtu, është vendosur Ori Kuci në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Në vitin 2013, Kuci punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe dy projektligje për daljen në tregjet financiare ndërkombëtare për marrjen e të paktën 500 milionë eurove borxh.

 

 

Të fundit