Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Kush e zëvendëson

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës

Lirohet nga detyra Gjergji Simaku, i cili mbante postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit dhjetor 2020.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku gjithashtu u vendos edhe  zëvendësimi i tij me Endrit Mollën.

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Të fundit