Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Shëndetësisë, kush e zëvendëson

Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i

Ditën e sotme është firmosur një tjetër ndryshim në kabinetin qeveritar. Këshilli i ministrave ka liruar nga detyra Albert Nikolla, i cili mbante postin e zv.ministrit të Shëndetësisë.

Në vend të tij është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Nikolla u emërua si zëvendës i Manastirliut më 11 qershor të vitit 2021. Më herët ai ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Vjollca Braho është në krye të Inspketoriatit nga 30 janari i vitit 2019, ndërsa më parë ka mbajtur dhe detyrën e drejtores së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Të fundit