Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, mjekja Entela Ramosaçaj emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Ndryshime në qeveri, mjekja Entela Ramosaçaj emërohet

Mjekja Entela Ramosaçaj është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj  në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet prej dy ditësh në Ukrainë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Të fundit