Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, Rama liron nga detyra dy zv.ministra

Ndryshime në qeveri, Rama liron nga detyra dy zv.ministra

Lirohen nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave dy zëvendësministra. Bëhet fjalë për Artemis Malo dhe Besart Kadia, të dy mbanin postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.

 V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të fundit