Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve shqyrton nesër dekretin e Metës

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve shqyrton nesër

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të martën më 27 tetor dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12.00.

Kreu i Shtetit i ktheu ndryshimet me 23 tetor me argumentin se ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t'u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes.

Gjithashtu Meta i kërkoi Komisionit të Venecias opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që parlamenti dhe kryeministri Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias, ky i fundit është shprehur i vendosur ti miratojë sa më parë.

Të fundit