Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshoi qëndrim ndaj Albin Kurtit prej tensioneve në Veri? Rama: Marrëdhëniet e ftohta mes nesh, sajesë mediatike

Ndryshoi qëndrim ndaj Albin Kurtit prej tensioneve në Veri? Rama:

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar sajesa mediatike mundësitë e një raporti të ‘ftohtë’ mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

I ftuar në Open, Rama u pyet nëse është ‘zbutur’ qëndrimi i tij ndaj Kurtit për shkak të tensioneve në Veri të Kosovës prej tetë ditësh për shkak të reciprocitetit të targave, pas vizitës zyrtare që pati sot në Kosovë.

Rama tha se me Kurtin nuk bien dakord vetëm për Ballkanin e Hapur. 

Janë sajesë mediatike, s’ka marrëdhënie të ftohta. Kemi marrëdhënie konstante, kemi mosdakordësi vetëm për Ballkanin e Hapur.

Vizituam Kosovën pas marrjes së mandatit të tretë si vizita e parë jashtë vendit dhe tema kryesore në takim ishte çuarja para e bashkëpunimit duke parë marrëveshjet dhe sekretariat të përbashkët në funksion të mbledhjes së dy qeverive , do ta mbajmë 10 ditët e fundit të nëntorit në Durrës.

Asnjëherë qëndrimet tona në tërësi nuk kanë vënë në diskutim faktin se mes Kosovës e Serbisë ka një ceshtje të madhe të hapur, që duhet zgjidhur me njohje dhe rruga është dialogu. Nuk kam pasë asnjë mendim ndryshe nga Kurti”, tha Rama.

 

 

Të fundit