Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshon akti normativ, qeveria do të shtojë me 80 milionë euro shpenzimet për ndërtuesit

Ndryshon akti normativ, qeveria do të shtojë me 80 milionë euro

Qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin e shtetit dhe do të shtojë me 80 milionë euro shpenzimet për investime kapitale.

Ky vendim pritet të merret në mbledhjen e ardhshme qeveritare, shkruan Euronews Albania, duke  subvencionuar me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit si hekur, bitum dhe çimento në kontratat e punëve publike.

Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit.

Këto shpenzime do të përballohen me shtesat që kanë ardhur në arkën e shtetit nga taksat, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Për 4 muajt e parë janë arkëtuar 96 milion euro më shumë se plani dhe 223 milion euro më shumë se 1 vit më parë.

 

Të fundit