Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Në atë kohë i lutesha”,  Braçe tregon momentin kur ishte në zyrën e Berishës

“Në atë kohë i lutesha”,  Braçe tregon

Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka treguar se disa vite më parë ka qenë në zyrën e Sali Berishës, kur ky i fundit drejtonte vendin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PS tha se për vizita në zyrën e Berishës kishte të bënte me situatën energjetike.

Braçe deklaroi se kishte shkuar në zyrën e kryeministrit asaj kohe, që t'i lutej që Berati të kishte 1 orë energji elektrike më shumë.

 “Në këtë sallë kemi edhe opinione të ndryshme për borxhin, por diferencën e bëjnë faktet, unë ju dëgjova me vëmendje, por që të thoni se që nga viti 2006 Shqipëria nuk ka pasur ndërprerje dritash, më vjen keq, ose nuk keni qenë këtu, ose keni pasur një zgjidhje alternative.

Në 2007 nga Tropoja deri në Konispol ka pasur 4 orë drit. Në vitin 2007 4 orë drita kishte, i lutesha kryeministrit, për çudi isha në zyrën e tij...në atë kohë i lutesha që t’i jepte Beratit një orë drita shtesë, nga 4 ta bënte 5. Të mos ta vijoj më tutje, kur u përmbyt nga Malësia e Madhe deri në Lezhë 6 herë rresht se nuk menaxhohej dot energjia në kaskadën e Drinit”, tha Braçe

 

Të fundit