All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Në burg për lidhje me krimin, lirohet ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

All - Paragraf - 1

Në burg për lidhje me krimin, lirohet ish-deputeti i PS-së,

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e Jurgys Çyrbjas, për shuarjen e masës së sigurisë.

All - Paragraf - 3

E njëjta kërkesë u depozitua në gjykatë ditën e djeshme, por trupi gjykues nuk e pranoi atë pasi duhet ish-deputeti sipas gjykatës duhet të qëndronte dhe disa orë në burg, që të përmbushej plotësisht baza ligjore.

Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha.

SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin.

 

Të fundit