Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime", Rama ndan medalje për maturantët ekselentë

"Në familje të varfra kam takuar fëmijë që

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë "Medalje të Artë" për nxënësit e ekselencës, në një ceremoni të organizuar në godinën e kryeministrisë.

Në këtë ceremoi, Rama i vlerësoi maturantët për arritjet shumë të larta në mësime. Në fjalën e tij, Rama solli në vëmendje - edhe raste frymëzimi - nga familje të varfra, ku ka parë nxënës që shkëlqenin në mësime, ndonëse mësonin në kushte shumë të vështira.

“Kjo ceremoni është një praktikë dhe dhënia e medaljeve të arta për maturantët më të shkëlqyer është për ne jo vetëm momenti i dorëzimit të medaljes të shumëmerituar, por edhe një moment për tu ndarë me të gjithë publikun, për rrezatimin e forcës së shembullit. Kush mund ta mbajë mend ceremoninë e fundit do të më quajë përsëritës por unë do ta përsëris atë që në këndvështrimin tim është thelbi, mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vinë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nxënës që i kanë pasur të gjitha justifikimet për të mos bërë këtë që keni bërë, vështirësi ekonomike, sociale, distance, por fakti që ju sidoqoftë nuk keni shfrytëzuar asnjë prej këtyre justifikimeve për të lënë pas dorë një notë të vetme flet për dallimin madh njeriut që i beson ëndrrës së vet dhe e ushqen ambicien me punë të palodhur dhe shumë kujt tjetër që fsheh mosarritjet e veta që mund të jenë të gjitha legjitime,"- tha kryeministri.

"Për shkak të detyrës kam vizituar familje në situata të vështira, ajo q më mbetet si mbresë është fakti që në ato familje ku në ndonjë rast dhe vetë çatia ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun, kam, pasur privilegjin të takoj fëmijë që shkëlqenin në mësime. Fëmijë që mësonin në kushtet më të pamundura dhe që ktheheshin në shtëpi me dhjeta. Nuk mjaftoheshim me shqipen, por flisnin anglisht rrjedhshëm, ndërkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë,"- vazhdoi ai më tej.

Të fundit