Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Në fokus zgjedhjet, PS mbledh asamblenë kombëtare
Ditën e sotme në orën 17:00, Partia Socialiste do të mbajë një mbledhje të Asamblesë Kombëtare. Bëhet me dije se në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhjet e përgjithshme më pas, do të vijojë më pas me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projektvendimet, përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.
Gjatë punimeve të Asamblesë së PS do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike.