Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në klasë të parë që 5 vjeç? Ministrja sqaron propozimin

Në klasë të parë që 5 vjeç? Ministrja sqaron

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, ka zhvilluar sot procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar. Një nga propozimet e bëra në ligj, ishte edhe vendosja e moshës minimale 5 vjeç për të hyrë në klasë të parë.

Ministrja sqaroi se propozimi në fjalë është keqinterpretuar pasi është në dëshirën e prindërve për t’i futur në klasë të parë në moshën 5-vjeçare ose jo. Sipas Kushit,propozimi ka ardhur nga vetë prindërit të cilët kërkojnë të futin fëmijët në klasë të parë, por hasin pengesa ligjore për shkak të moshës.

“Në fakt qëllimi është krejt tjetër. Nisur në radhë të parë nga zhvillimi që kanë sot fëmijët. Por nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar, sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore, ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar ata dinë të lexojnë ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik”, tha ministrja.

Të fundit