Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në Kushtetuese për Ballukun, Kryeministria: GJKKO s’ka të drejtë të pezullojë ministra, SPAK shkeli jurisprudencën

Në Kushtetuese për Ballukun, Kryeministria: GJKKO s’ka të

Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në seancë, përfaqësuesja e Kryeministrisë ka deklaruar se kërkesa e qeverisë nuk përbën ankimim kushtetues individual dhe nuk lidhet me mbrojtjen e të pandehurit, por sipas saj me një konflikt institucional mes pushteteve.

Ajo ka kundërshtuar pretendimin e GJKKO-së se nuk ekziston një marrëdhënie juridike kushtetuese, duke theksuar se çështja lidhet drejtpërdrejt me raportin mes pushtetit gjyqësor, ekzekutivit dhe Kushtetutës.

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka theksuar se kryeministri vihet në pozitën e zëvendësimit të një ministri, çka – sipas qeverisë – e shtyn Këshillin e Ministrave drejt nevojës për shkarkim

“GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se kjo nuk është një ankimim kushtetues individual dhe nuk ka të bëjë me nevojën e mbrojtjes së të pandehurit. Kërkesat lidhen me marrëdhënien midis tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo!

Për legjitimin sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ i prekur, pasi pezullimi i ministres pengon funksionimin e strukturave dhe projekteve të tij. Ministri i pezulluar nuk mund të propozojë më asnjë akt pranë Këshillit të Ministrave, ndërsa kryeministri mund të propozojë vetëm për fusha që nuk mbulohen nga asnjë ministër. Në këtë mënyrë, kryeministri vendoset në pozicionin ku duhet të zëvendësojë një ministër, gjë që e shtyn Këshillin të kërkojë shkarkimin e tij.

Nëse pasojat e këtij vendimi janë të lejueshme nga Kushtetuta, ky është thelbi i çështjes. Sa i përket pretendimit se duhet të tejkalohen të gjitha shkallët e gjyqësorit, kjo vlen vetëm për ankimimet e bëra nga individë, jo nga Këshilli i Ministrave. SPAK nuk ka zbatuar jurisprudencës e Gjykatës Kushtetuese se ka sqaruar se edhe ministri që nuk është deputet, ka të njëjtin imunitet”, tha përfaqësuesja e Kryeministrisë.

Të fundit