Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në mes të tensioneve, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd

Në mes të tensioneve, Rama propozon ambasadorët e rinj në

Teksa vijon situata e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë, kryeminstri Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd.

Aktori Petrit Malaj ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.

Ndërsa në Beograd, Rama ka propozuar diplomatin  Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

1.        Petrit Malaj Kosovë

2.        Oljan Kanushi Slloveni

3.        Bardhyl Canaj Serbi

4.        Genc Pecani Rusi

5.        Qirjako Qirko Hungari

6.        Artur Kuko Holandë

7.        Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji

8.        Mimoza Halimi Poloni

9.        Sokol Dedja Danimarkë

10.     Inid Milo Bullgari

11.     Entela Gjika Spanjë

12.     Ilir Hysa Kuvajt

Të fundit