Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nuk e kuptoj pse më fajësojnë", në vend të llogaridhënies, Rama zgjedh talljen për Durrësin e zhytur nën ujë

"Nuk e kuptoj pse më fajësojnë", në vend të

Përmbytjet e çdo viti janë një skenar që bërtasin dështimin e qeverisë me infrastrukturën, masat parandaluese dhe përgjegjësitë e pushtetit qendror dhe atij vendor.

Përpos fakteve reale që natyra i nxjerr zbuluar, kryeministri ynë zgjedh të mos i shohë. Në një reagim në platformën X, Rama i është referuar përmbytjeve masive që kanë goditur vendin, por jo duke marrë përgjegjësinë e qeverisë.

Rama ka zgjedhur të tallet me akuzat, duke e zhvendosur debatin nga menaxhimi i krizës te “absurditeti” i fajësimit të qeverisë për motin. Kryeministri pretendoi se opozita po shfrytëzon shiun, në një kohë që përmbytjet tregojnë të kundërtën.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë i shmanget problemit në thelb: Pse Shqipëria përmbytet pothuajse çdo vit me të njëjtin skenar?

Rama pretendon se edhe vendet e rajonit janë përfshirë nga reshjet, por asnjë opozitë nuk ka ngritur zërin. Në fakt, po, reshje ka pasur edhe në Itali, Greqi apo Kroaci, por: ajo që gjykohet nuk është shiu, por reagimi i shtetit, infrastruktura, paralajmërimet, ndërhyrjet dhe dëmet janë çështje qeverisjeje, jo meteorologjie.

Të fundit