Flash News

Ditari i Maxhorancës

Negociatat e bllokuara, Rama ‘fajëson’ opozitën: Hedh zift e baltë, puna është në vijë

Negociatat e bllokuara, Rama ‘fajëson’ opozitën: Hedh zift

Kryeministri Edi Rama vazhdon serialin e optimizmit pa kushte, duke siguruar shqiptarët se gjithçka po shkon “në vijë”, nga puna e qeverisë deri te procesi i integrimit në Bashkimi Europian.

Në podcastin “Flasim”, Rama hodhi poshtë zërat për bllokimin e negociatave, duke i cilësuar si “gënjeshtër të madhe”, ndërsa opozitën e akuzoi se lyen realitetin me “zift dhe baltë”.

“Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtë për drejtë, aq më tepër kur ka nga ata që bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin dhe baltën e dëshpërimit dhe mllefit të tyre. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë. Siç është në vijë procesi më I rëndësishëm historik i integrimit ë BE. Deklaratat për bllokimin e negociatave janë një gënjeshtër e madhe”, tha Rama.

Ndërkohë që kritikat shtohen dhe skepticizmi mbetet, kryeministri zgjedh të qëndrojë në linjën e tij, ku gjithçka funksionon, përveç atyre që thonë të kundërtën.

Të fundit