Flash News

Ditari i Maxhorancës

Negociatat me Alibeajn për presidentin, Balla: As i yni, as i juaji, keni kohë deri nesër të propozoni emrat

Negociatat me Alibeajn për presidentin, Balla:  As i yni, as i juaji, keni

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje nga Fieri Enkelejd Alibeajt që të të depozitojë zyrtarisht në Kuvend emrin e kandidatit, apo kandidatëve për presidentin e ri të republikës.

Një ditë pasi Alibeaj tha se PS shkeli marrëveshjen, Balla tha se propozimi i tyre do të merrej në shqyrtim por shtoi se nuk mund të kërkonin që të kishin një president të tyrin pasi duhet të ketë konsensus të të gjithë palëve.

Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kandidatura që vijnë nga opozita. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita. Në rast se këto propozime na vijnë ne do të themi opinionin tonë për kandidaturat. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, kushtetuta thotë 20.

Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur ti nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që cdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptuarve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqëson presidenti i republikës.  

PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, sic kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim sëbashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do ti qëndrojë asaj që ka ranë dakort. Nuk do të propozojmë asnjë kandidat as të hënën në datën 23 as në datë 30”, tha Balla.

Të fundit