Flash News

Ditari i Maxhorancës

Negociatat me BE-në, deputeti i PS: Shqipëria po pengohet prej Maqedonisë së Veriut

Negociatat me BE-në, deputeti i PS: Shqipëria po pengohet prej

Ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian nuk kanë mundur të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me këtë çështje, Arben Pëllumbi, deputet PS është shprehur se procesi i negociatave tashmë po pengohet nga Bullgaria.

“Qeveria i ka bërë detyrat e veta. Rruga e formimit të Gjykatës është hapur dhe besoj të mbyllet dhe ky proces. Këto kushte janë për tu plotësuar në vazhdimësi të bisedimeve që do të bëjmë me BE-në të cilat mund të shkojnë nga 2-3 vite dhe më shumë.

Gjykata Kushtetuese është ‘thembra e Akilit’ për deri në Dhjetor, kusht të cilin besoj do ta plotësojmë. Megjithatë, po të kemi parasysh faktin që në takimin e kaluar u pengua Maqedonia prej nesh, tani më duket se do pengohemi ne prej Maqedonisë, sepse Bullgaria u kujtua.”

Të fundit