Flash News

Ditari i Maxhorancës

Negociatat nuk u hapën, Rama: Nuk dështuam ne, por BE. Është bërë si një çështje martese

Negociatat nuk u hapën, Rama: Nuk dështuam ne, por BE. Është
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në Forumin Ekonomik që u zhvillua në Shkup, ai tha se është BE që ka dështuar dhe jo Shqipëria.

Rama deklaroi se Shqipëria është prej kohësh gati. Ai tha sërish se faji është i problemeve të brendshme të BE-së.

Kryeministri theksoi se nuk është pesimist, duke ironizuar se çështja e negociatave u bë si një martesë, ku gjithçka është në rregull dhe në fund nusja nuk vjen.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë.

Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë.

Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne”, tha kryeministri Rama.

Të fundit