Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nën hetim nga SPAK, Bushka flet sot para grupit parlamentar të PS

Nën hetim nga SPAK, Bushka flet sot para grupit parlamentar të PS

Grupi parlamentar i PS është mbledhur sot për të dëgjuar shpjegimet që do të japë deputetja Klotilda Bushka e cila është marrë nën hetim nga SPAK.

Deputetja tha se do të jepte shpjegime para kolegëve të saj lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Bushka është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Kjo pasi deputetja Bushka ka punuar si juriste në kompanitë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

Të fundit