Flash News


Ditari i Maxhorancës

Nënshkruhet marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama i thurr lavde Alabbarit: Nuk ka asgjë nën rogoz

Nënshkruhet marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama i thurr

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për Portin e Durrësit. Projekti “Durrës Yacht & Marina” do të zhvillohet në bashkëpunim me investitorin Mohamed Alabbar.

Rama iu përgjgij kritikave për projektin duke mohuar të ketë diçka të fshehtë në bashkëpunim mes tyre dhe investitorit teksa i ka thurrur lavde Albbarit.

Kryeministri e ka cilësuar një mik të mirë të qeverisë duke e cilësuar projektin që ka marrë kritika edhe ndërkombëtarët, si një model zhvillimi.

“Projekti do të sjellë mbrapa në vendin e tyre njerëz jo vetëm nga Durrësi por e vende të tjera për të punuar këtu në Shqipëri se për natyrën e këtij investimi e ambicien, është pozicioni në radhën kryesore të konkurentëve në Mesdhe, në një botë marramendëse si është ajo e turizmit.

Modeli i ri i zhvillimit në raport me mjedisin që sjell ky investim. Pak është folur për gjithë transformimin e vijës bregdetare që sot është e stërndotur nga dekada e hedhjes së mbetjeve të anijeve ngjitur me plazhin më të madh do transformojë parametrat mjedisor të një zone nga më të ndoturat e ndotëse. Investimi do sjellë e zgjidhje të reja për energjinë, eficiencën energjitike, për të garantuar energji të gjelbër, përmes diellit e për të garantuar energji të lirë për ata që do shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të apartamenteve.

Dua të falenderoj të gjithë skuadrën tonë që ka qenë fantastike në një punë jo të lehtë me një kompani luan në botën e ekonomisë globale e me një sipërmarrës si miky ynë Mohamed Alabbar që njihet botërisht për cka ka bërë, për eksperiencën e ka kapacitetet të angazhojë skuadra juristësh nga më të mirët në botë e Shqipëri e skuadra jonë ka qendruar me shumë vendosmëri për të arritur një kontratë të drejtë e në të cilën për herë të parë shteti shqiptar është ortak i drejtpërdrejtë me 33 % të aksioneve se procesi nuk ka asgjë nën rrogoz se po të kishte dicka nën rrogoz shteti s’do kishte dot mundësinë të merte 33% të aksioneve”, tha Rama.

 

Të fundit