Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nëntori, muaji i festave kombëtare; Braçe ‘thumbon’ Metën: Abuzon, harron, sulmon heronjtë dhe nderon llumin e llumit që s’kanë lënë gjë pa bërë kundër tyre

Nëntori, muaji i festave kombëtare; Braçe ‘thumbon’
Foto Ilustruese/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe zv. kryeministri, Erion Braçe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në ‘shënjestër’ kohët e fundit nga përfaqësues të qeverisë për shkak të skandalit të nënshtetësive, por edhe numrit të madh të dekoratave dhënë prej tij. Ndërsa kryeministri Rama e ka bërë si objekt ‘gallatash’ gjatë takimeve të tij me gazetarët, por jo vetëm, “kur thotë se është bërë gazi i botës sepse është i vetmi president që dekoron heronjët e luftrave të kaluara”.

Në vazhdë të këtyre sulmeve, zv. kryeministri Erion Braçe ka “thumbuar” Presidentin, duke i kujtuar disa festa kombëtare të nëntorit, në të cilat shqiptarët përkujtojmë ata që ranë për liri e pavarësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe kërkon që heronjtë e vendit të mos përdoren nga politikanët për qëllime të caktuara, duke nënkuptuar se Presidenti i ka bërë axhendë të tij kohët e fundit.

Statusi i plotë i Braçes:

NENTORI I DESHMOREVE TE ATDHEUT!

NENTORI I ATYRE QE LUFTUAN PER PAVARESI;
NENTORI I ATYRE QE LUFTUAN KUNDER FASHIZMIT E NAZIZMIT, BASHKEPUNETOREVE TE TYRE,
CLIRUAN ATDHEUN!

Eshte muaji historik i HERONJVE TE VERTETE te ketij vendi;
Atyre qe nuk kane te ngjashem,
vecanerisht mes politikaneve te pas 1912-tes, pas 1939-tes, pas 1944-tes, pas 1990-tes e ketej po e po;

Atyre qe jane heronjte e popullit e qe kurre nuk behen heronjte e politikaneve;
Nuk ua lajne e as amnistojne,
fajet, vjedhjet, vrasjet,
as sharjet, shpifjet, fyerjet, kercenimet;
Nuk ua legjitimojne nevojen per pushtet personal gjithnje, deri ne fund fare, tek ai biologjik,
as placken e pamase vene prej ketij pushteti.

Ka nje hendek te madh, shume te madh,
mes tyre dhe atyre qe bejne si ta:
IDEALIZMI!

Idealizmi i tyre i beri deshmore te Atdheut!
Materializmi i ketyre i beri politikanet e perjetshem te Ardheut!

Ndaj ne diten e pare te Nentorit,
kam nje thirrje per ty:
NDERO KETE MUAJ HEROIN TEND!
LUFTETARIN PER PAVARESI,
PARTIZANIN ANTIFASHIST!

Jo politikanin qe abuzon me ta,
here i harron, here i sulmon,
here i relativizon e i delegjitimon,
here behet bashke me llumin e llumit qe nuk ka lene gje pa bere kunder heronjve te Atdheut!

Tregoji Shqiperise #HEROINTEND,
fol per te, shkruaj per te;
Vecanerisht ti qe je i ri, tregoji gjithkujt per stergjyshin e gjyshin tend qe e ben kete vend te pavarur e te lire nga fashizmi e nazizmi!

Ji krenar per te!
Beje ti e mos lejo qe politikani atje tej te perdor heroin tend per hapin e pare drejt FASHIZMIT, SOVRANIZMIN!

Të fundit