Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nëse ndodh një apokalips, edhe ndodh!”, Rama nga Fieri: Në këtë zonë ishte pishinë nga përmbytjet

“Nëse ndodh një apokalips, edhe ndodh!”, Rama nga Fieri:

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të shiut në Çerven rë Fierit.  

Sipas Ramës, kjo zonë kritike ku lumi Vjosa bënte namin në të shkuarën duke dalë nga shtrati, aktualisht situata është nën kontroll.

Madje, Rama ka ironizuar edhe opozitën duke thënë se në vitet e shkuara zonat ku ai ecte në këmbë sot, ishin të përmbytura.

Me këtë situatë nuk kemi asnjë banesë të prekur, shkonin e mbyteshin në Darzezë. Ishin të gjitha pishina.

Unë mbaj mend se në këtë zonë ishte gjithçka nën ujë, ata rrinin në kat të dytë se këtu ishte pishinë. Makina, gjë e gjallë katastrofë. Ku ne ecim, lundronin varkat.

Mbaj mend para tre vjetësh ishe në kat të dytë, shikoje oqeanin . 25 vjet nuk u bë asgjë nga shteti. Çfarë ju ndërtonit ditën vinte Vjosa dhe ju thoshte hajde ndërtojeni nga e para”, tha Rama.

Sipas tij, problematike mbetet Shkodra dhe Lezha.  

Ka akoma pjesë për të mbyllur, por pikat kritike janë kapur. Problemin e kemi në Obot ku është shumë nën nivelin e mundshëm për ta përballuar cdo fryrje të liqenit dhe në pjesë të tjera problemet e djeshme në Shkodër Lezhë sot ka funksionuar sistemi i kanalizimeve se uji është tërhequr. Është si lavamani, kur ka ujë me presion ai mbushet.

Kur mbyll rubinetin ikën. Ajo që ka rëndësi është se në anën e Vjosës të del e të bën hatanë. Për momentin jemi në rregull. Tani në qoftë se ndodh një apokalips edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, Hungarisë, mes Londrës, por ishte provë e madhe kjo”, tha Rama.

Të fundit