Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër seanca plenare, Balla: Do të ndahet në 3 pjesë, në fokus prezantimi i programit qeverisës

Nesër seanca plenare, Balla: Do të ndahet në 3 pjesë,

Kuvendi do të mblidhet nesër për të votuar kabinetin ri qeveritar dhe programin qeverisës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se seanca plenare do të ndahet në 3 pjesë, ku nga prezantimi i programit qeverisës, seanca do të kulmojë me votimin e tij.

“Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me sfazimin e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, tha Balla.

 

Të fundit