Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga ‘Ballkani i Hapur’ te dialogu Kosovë-Serbi, Rama tregon ç’bisedoi me Escobar

Nga ‘Ballkani i Hapur’ te dialogu Kosovë-Serbi, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi sot Tiranën.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me Escobar ka biseduar për një sërë pikash si për nismën ‘Ballkani i Hapur’, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë etj.

Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama.    

Të fundit