Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nga çfarë keni frikë?”, Rama pas apelit së Kim: Tom Doshi është engjëll krahasuar me Saliun

“Nga çfarë keni frikë?”, Rama pas apelit së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status në tëitter ju drejtua partive politike se pse kane frike të distancohen prej personave të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, konkretisht Tom Doshi. 

I ftuar në Opinion, Rama tha se PS nuk është dhe nuk do jetë aleate me Doshin, ndërsa pohoi se ky i fundit është engjëll krahasuar me Metën, Kryemadhin dhe Berishën.

“Së pari vetë ambasadorja më parë ka komunikuar për publikun atë që i kam thënë. Së dyti nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren dhe së treti, unë dhe ne, kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa thjesht individi për të cilin flasim.

Ne duhet të merremi me Saliun, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin para të cilit tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën para së cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë, që sigurisht sa i përket Tom Doshit nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi është i bashkuar.  

Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre, absolutisht. Dhe për këtë arsye as jemi aletaë dhe as do jemi aleatë. Por nëse për Tom Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA (e kuptoj shumë mirë përse SHBA nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin dhe Monikën”, u shpreh Rama.

Të fundit