Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fytyrat e reja të qeverisë ‘Rama’, ministrat e rikonfirmuar dhe ‘të pushuarit’; cilat janë ministritë që u krijuan dhe ‘u shkrinë’

Fytyrat e reja të qeverisë ‘Rama’, ministrat e

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot kabinetin e ri qeveritar me të cilin do të bashkëqeverisë vendin në mandatin e tretë radhazi.

Në mandatin e tretë, Rama ashtu sikurse premtoi, ka bërë reformim në disa poste drejtuese duke vendosur emra të rinj, dhe në disa poste të tjera ua ka besuar drejtimin ‘veteranëve’.

Surpriza e parë e qeverisë ‘Rama 3’ është posti i zëvendës kryeministrit. Mandatin e kaluar Rama ia besoi karrigen e zëvendësit të tij, Erion Braçes, i cili deklaroi largimin nga mandati pak kohë para shpalljes së kabinetit të ri qeveritar. Në legjislaturën e re, zëvendësi i Ramës dhe njëherësh ministër i Rindërtimit,  do të jetë Arben Ahmetaj.

Por cilët janë ministrat që rikonfirmohen në detyrë dhe cilët janë ‘të rinjtë’ që i bashkohen kabinetit të ri qeveritar?

Ministrat e rikonfirmuar:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme- Olta Xhaçka

Ministria e Mbrojtjes- Niko Peleshi

Ministria e Brendshme- Bledi Çuçi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës- Belinda Balluku

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale- Ogerta Manastirliu

Ministria e Arsimit- Evis Kushi

Ministria e Kulturës, Elva Margariti

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin-Elisa Spiropali

Emrat e rinj në kabinetin qeveritar:

Delina Ibrahimi-Ministre e Ekonomisë dhe Financës

Ulsi Manja -Ministër i Drejtësisë

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Edona Bilalli -ministre Shteti për Sipërmarrjen

Bora Muzhaqi- ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Mirela Kumbaro- ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Të larguarit:

Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit

Anila Denaj largohet nga posti i ministres së Financave

Pandeli Majko- largohet nga posti i ministrit të Diasporës

Erion Braçe- largohet nga posti i zëvendës kryeministrit

Etilda Gjonaj- largohet nga posti i ministres së Drejtësisë

Eduard Shalsi- largohet nga posti i ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen

Ministritë e reja dhe ato që ‘u shkrinë’:

Në mandatin e tij të tretë, Rama ka bërë një ristrukturim të kabinetit, duke sjellë përpos emrave të rinj në postet drejtuese edhe dikastere të reja.

Në legjislaturën e re do të jenë 4 ministri Shteti. Listës i shtohet ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e cila ndahet nga ajo e Arsimit. Në krye të kësaj ministrie, do të jetë Bora Muzhaqi një figurë e re në radhët e socialistëve.

Një dikaster i ri i qeverisë ‘Rama’ është edhe Ministria për Standartet e Shërbimit e cila do të drejtohet nga Milva Ekonomi. Në mandatin e kaluar, Ekonomi mbante postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qeverisë së re do t’i mungojë në këtë legjislaturë ministria e Shtetit për Diasporën e drejtuar nga Pandeli Majko. Rama e përfshiu Majkon në mesin e kandidatëev për anëtar Kryesie të PS-së.

 

Të fundit