Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga garancia sovrane te pastrimi dhe koncesionet/ Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin e vitit 2022

Nga garancia sovrane te pastrimi dhe koncesionet/ Ibrahimaj prezanton

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës Delina Ibrahimaj ka prezantuar projekt buxhetin për vitin 2022, duke filluar nga shpërndarja e garancisë sovrane te pastrimi i mjedisit dhe koncesionet.

Ibrahimaj tha gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë se do të garantohet 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin, 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit, si dhe 1 miliardë lekë garanci sovrane për manifakturën.

“Për vitin 2021 presim rritje 7.6% dhe në vitin që vjen mbi 4%. Produkti i Brendshëm Bruto për banor në vitin 2013 ka qenë në vlerën 466 mijë lekë, shkoi 568 mijë lekë në vitin 2020 dhe pritet që të jetë 661 mijë lekë për banor në vitin 2022. 563.8 miliardë lekë pritet që të jenë të ardhurat e vitit 2022. Në vitin 2013, paga minimale ka qenë 22 mijë lekë dhe tani është 30 mijë lekë. Paga mesatare 45 mijë 961 lekë në tremujorin e parë të 2014, ka arritur në 56 mijë e 710 lekë në fund të këtij viti. Për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, ne prezantojmë pr/buxhetin 2022 që është buxheti më i madh në histori. Ky dokument fokusohet tek vijimi i reformave për rritje ekonomike dhe punësim, mbështetja e shtresave në nevojë, rritja e produktivitetit, forcimi i shtetit ligjor, digjitalizimi i ekonomisë, dhe projektet në infrastrukturë. Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, dhe investimet do rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë. Do ketë 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin dhe 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit. Do ketë dhe një garanci sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën. Do të jepen 250 milionë lekë për start up! 27.45 miliardë lekë do të jepen për pushtetin vendor”, tha ministrja.

Në projektbuxhetin e vitit 2022 janë parashikuar 7 koncesione të reja. Ibrahimaj nënvizoi se jo domosdoshmërisht do të vihen në zbatim brenda viti që vjen. Sipas saj, lista është bërë në funksion të disiplinimit të koncesioneve.

“7 koncesionet e reja të parashikuara në projektbuxhet, jo domosdoshmërish nisin vitin që vjen. Janë  një listë potenciale, që mund të vihen në zbatim, i kemi vënë në projektbuxhet me qëllim disiplinimin e koncesioneve. Për vitin që vjen për këto koncesione nuk është parashikuar mbështetje buxhetore, dhe mund edhe të mos fillojnë në 2022,” tha ministrja.

Të fundit